Osmani: Qeveria e re me plan urgjent për ndërtesat pa pranim teknik

Vjosa Osmani që ishte kandidate e Lidhjes Demokratike e Kosovës për kryeministre ka komentuar tragjedinë e tërmetit në Shqipëri.

Ajo një një intervistë për “Jeta në Kosovë” po ashtu ka folur lidhur me sigurinë shtetërore që ka Kosova në rast se një fatkeqësi e tillë ndodh në Kosovë.

“Ka qenë dhe mbetet kohë pikëlluese. Edhe ne si Kosovë duhet ta shohim se tërmetet nuk mund t’i ndalim por që nëse ndodh të mos ketë shkatërrim të tillë. Sa jam informuar që nga viti 1981 ekziston një lloj standardi që për ndërtesa sa duhet të jetë fuqia që të durojë tërmetin. Me ligj kërkohet dhe kur komuna e bën mbikëqyrjen e ndërtesës duhet të sigurohjet që ndrtuesi e respekton këtë standard”, tha Osmani.

Ajo po ashtu u zotua se në qeverinë e re të udhëhequr nga LDK-ja dhe LVV-ja do të trajtohen në mënyrë emergjente qindra objektet në Kosovë që nuk kanë pranim teknik.

“Duhet të jetë prioritet dhe të ndërtohet strategji që në afat emergjent të trajtojë rastet (e objekteve pa pranim teknik). Qeveria duhet të jetë e gatshme edhe me rezerva shtetërore. Tani po e kuptojnë pse LDK-ja insistonte se rezervat nuk duhet të shterren”, tha Osmani

Me certifikimin e zgjedhjeve të 6 tetorit u bë e ditur se Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 29 ulëse në Kuvend, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës 28. Këto dy parti po vazhdojnë bisedimet për koalicion parazgjedhor.