Vjosa Osmani dhe Nancy Pelosi

Osmani pritet në SHBA nga kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur në takim nga kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nancy Pelosi.

Osmani gjatë takimit ka falënderuar kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve për mbështetjen ndaj Kosovës dhe theksoi se Shtetet e Bashkuara janë aleati dhe partneri më strategjik i vendit.

Presidentja ftoi Pelosin ta vizitojë Kosovën duke vlerësuar se një vizitë e tillë do të kontribuonte në avancimin e raporteve në mes dy vendeve.

“Presidentja Osmani falënderoi Kryetaren Pelosi për mbështetjen e saj ndaj Kosovës për dekada me radhë, e sidomos në kohën kur Kosova kishte më së shumti nevojë përgjatë procesit të arritjes së lirisë e shtetësisë. Ajo theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati dhe partneri më strategjik i Republikës së Kosovës dhe e njoftoi Kryetaren Pelosi për rreshtimin e qartë të Kosovës me politikat amerikane, në veçanti sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë dhe mbështetjes ndaj Ukrainës”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Osmani dhe Pelosi kanë diskutuar edhe për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit për t’i kapërcyer sfidat e përbashkëta në rajon dhe arenën ndërkombëtare.

Vjosa Osmani dhe Nancy Pelosi
Vjosa Osmani dhe Nancy Pelosi