Foto: BBC/AFP

Opozitari rus që kritikoi luftën në Ukrainë dënohet me 25 vjet burg

Aktivisti opozitar rus, Vladimir Kara-Murza është dënuar me 25 vjet burg për tradhti dhe akuza që lidhen me kritikat e tij ndaj luftës në Ukrainë.

Ish-gazetari dhe politikani ruso-britanik është i fundit nga një numër i madh kundërshtarësh të Putinit që janë arrestuar ose janë detyruar të largohen nga Rusia.

Javën e kaluar, ai i tha një gjykate në Moskë se “Unë pajtohem për çdo fjalë që kam thënë”.

“Jo vetëm që nuk pendohem për këtë, por jam krenar për këtë”, shtoi ai.

Krahas kritikave ndaj të ashtuquajturit “operacion special ushtarak” në Ukrainë, Kara-Murza gjithashtu ka folur hapur kundër presidentit Vladimir Putin.

41-vjeçari luajti  rol kyç në bindjen e qeverive perëndimore për të sanksionuar zyrtarët rusë për abuzime të të drejtave të njeriut dhe korrupsion./ BBC