Opozita kundërshton votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, revoltohen nga mocioni i mazhorancës

Partitë opozitare LDK, PDK dhe AAK nuk janë pajtuar me përfshirjen në rend të ditës të 12 projektligjeve më propozim të Lëvizjes Vetëvendosje dhe janë shprehur se nuk do të votojnë marrëveshjet ndërkombëtare që janë në rend të ditës sot.

Kryetari i Grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës Arben Gashi ka deklaruar se nuk do të votojnë asnjërën nga marrëveshjet ndërkombëtare dhe e ka quajtur imponim përfshirjen në rend të ditës të 12 projektligjeve për votim.

“Ne si grup parlamentar deklarojmë se për asnjërën marrëveshje ndërkombëtare nuk do të votojmë. Me qenë se ju keni shumicë qeverisëse, me qenë se me partnerin që votuat sot i keni 2/3 është në diskrecionin e juaj që ti kaloni marrëveshjet ndërkombëtare”, ka thënë Gashi.

Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca tha se këto marrëveshje nuk votohen pa opozitën.

“Nuk kemi çfarë të diskutojmë. Këto marrëveshje nuk votohen pa opozitën”, tha Konjufca.

Edhe Abelard Tahir nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës ka thënë se nuk do të marrin pjesë në votim si shenjë pakënaqësie me devijimin e agjendës parlamentare.

“Kjo qasje është qasje e cila nuk i kontribuon mbarëvajtjes së punës së këtij vendi. Nuk do të marrim pjesë në votim fare si shenjë pakënaqësie me devijimin e agjendës parlamentare pa konsensus me opozitën”, ka thënë Tahiri.

Besnik Tahiri kryetari i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se bashkë me LDK e PDK vendoen që në shenjë proteste në shenjë mospajtimi me këtë qasje mos t`i votojnë sot këto marrëveshje.

Ndërsa Mimoza Kusari Lila tha se qëndrimi i LDK-së është politik, mos me i votua marrëveshjet ndërkombëtare.

“Ju kërkesat e juaja i ndryshoni vazhdimisht dhe neve me na mat me milimetra. Kjo çka u tha këtu nuk qëndron. Qëndrimi i tyre është politik mos me i votu marrëveshjet ndërkombëtare por unë konsideroj që po i dëmtojnë qytetarët e Kosovës si përfitues i drejtpërdrejt nga zbatimi i këtyre marrëveshjeve ndërkombëtare”, ka thanë Kusari-Lila.

Arben Gashi i është kundërpërgjigjur duke thënë se është absurde me akuzu LDK-në.

“Kjo gjuhë dhe mënyrë e komunikimit me opozitën është e pa dinjitetshme. Për shkak të këtyre sjelljeve që në emër të LDK deklaroj që nëse dot i qitni marrëveshjet ndërkombëtare në votim ne do të votojmë kundër”, ka thënë ai.

Deputeti Besnik Tahiri akuzoj deputeten Mimoza Kusari-Lila se po gënjen.

“Shefja e GP të LVV pa kurrfarë niveli profesional e kolegjial del e rren në foltore, mundohet me përmbushë një agjendë të saj që nuk din me bo, nuk din me ndërtua konsensus.