Oda e Avokatëve të Prishtinës takohen me njësitin e ushtrisë së Bondsteel-it

Avokatët e Prishtinës do të kenë mundësi të trajnohen nga njësiti i Ushtrisë Amerikane të Kampit “Bondsteel”.

Kështu ka njoftuar në një postim kryetari i Degës së Avokatëve të Prishtinës, Nasuf Hasani.

Qëllimi i këtij takimi sipas Hasanit ka qenë organizimi i trajnimeve për avokatët.

“Dega Regjionale e OAK-së në Prishtinë, sot me njësitin e Ushtrisë Amerikane të Kampit “BONSTEEL”, organizoi takimin e radhës me qëllim të organizimit të trajnimeve për avokatët e Prishtinës!”, ka shkruar Hasani në Facebook.