Albin Kurti në takom me kongresistin Mondaire Jones. Foto: ZKM

Kurti kërkon që ‘Bondsteel’ të kthehet në bazë të përhershme ushtarake e SHBA-ve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Uashington është pritur në takim nga kongresisti Mondarie Jones, i cili është cilësuar si një ndër zërat prijës të Kongresit në përkrahje të ndryshime progresive.

Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit thuhet se Kurti përsëriti kërkesën që kampi ushtarak “Bondsteel” që ndodhet në Kosovë, të kthehet në bazë të përhershme ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Tutje thuhet se Kurti e njoftoi kongresistin Jones për përpjekjet dhe angazhimin për të tërhequr investime, veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe për të krijuar vende pune të qëndrueshme dhe të mirëpaguara në Kosovë.

Sipas njoftimit të ZKM-së, në takim është diskutuar edhe për sigurinë në kontinentin e Evropës pas agresionit ushtarak rus në Ukrainë dhe, siç thuhet tutje për rrezikun që ndikimi rus në Ballkanin Perëndimor paraqet për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Në njoftim është thënë se Kurti ka vënë theksin te kërcënimi për sigurinë e Kosovës dhe rajonit që mund t’i vijë nga aleanca ushtarake e Serbisë me Rusinë.

Albin Kurti në takom me kongresistin Mondaire Jones. Foto: ZKM