Nasuf Hasani zgjidhet për herë të dytë kryetar i degës së Odës së Avokatëve në Prishtinë

Nasuf Hasani është zgjedhur në mandatin e dytë me radhë kryetar i Degës Regjionale të Odës së Avokatëve në Prishtinë.

Pas zgjedhjes së tij, Hasani ka thënë se avokatët e regjionit të Prishtinës e kanë vlerësuar punën e tij në katër vitet e kaluara duke shtuar se do të luftojë që avokatia ta ketë vendin që i takon.

“Konsideroj se avokatët e Regjionit të Prishtinës e kanë vlerësuar punën time në katër vitet e kaluara. Do të luftoj edhe më shumë që avokatia të ketë vendin që i takon edhe pse e kam pak të vështirë duke qenë se udhëheqësia aktuale i ka bllokuar të gjitha komunikimet me institucionet relevante”, ka deklaruar Hasani.

Në garën për kryetar të Degës së Odës së Avokatëve në Prishtinë, Hasani ka grumbulluar 198 vota krahasuar me kundërkandidatin e tij Halit Shaljanin, i cili mori 105 vota.