Komandanti amerikan i “Boondsteel” mban ligjëratë në xhami me rastin e 14 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës/ Facebook
Komandanti amerikan mban ligjëratë në xhami për 14-vjetorit e Pavarësisë së Kosovës
Komandanti kryesor i Kampit Amerikan “Bondsteel”, Lt.Kolonel Metthew DiNenna, e ka mbajtur një ligjëratë në një xhami në Prishtinë.
Lajmin për këtë e ka dhënë imami Labinot Maliqi, i cili ka shkruar se ligjërata është mbajtur për nder të 14-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
“Sot, isha jashtëzakonisht i nderuar të mirëpres Komandantin kryesor të Kampit Amerikan ”Bondsteel” mikun tim, Lt. Kolonel Mattheë DiNenna, i cili mbajti një ligjëratë para besimtarëve me rastin e 14 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës”, ka shkruar Maliqi në një postim në Facebook.
Maliqi tutje njoftoi se i ka ndarë mirënjohje komandantit DiNenna për kontributin e Ushtrisë Amerikane në çlirimin, pavarësinë, lirinë, paqen, sigurinë, ndërtimin dhe zhvillimin e Kosovës.
“E falenderova nga zemra dhe i ndava një mirënjohje për kontributin e jashtëzakonshëm të Ushtrisë Amerikane në çlirimin, pavarësinë, lirinë, paqen, sigurinë, ndërtimin dhe zhvillimin e Kosovës. Ushtria Amerikane ishte dhe është garanti kryesor i sigurisë së vendit tonë”, ka thënë Maliqi.