Qyteti i Lipjanit, Foto: KALLXO.com

Nxënësi e kanosë me thikë një nxënëse në një shkollë të Lipjanit

Policia e Kosovës e ka arrestuar një të mitur, nxënës i një shkolle në Lipjan pasi i njëjti dyshohet se e ka kanosur me thikë një vajzë, nxënëse e shkollës po ashtu.

Rasti, sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ka ndodhur më 26 shkurt ndërsa dje janë intervistuar palët e përfshira në rast.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

Dy ditë më parë, një nxënës nga Prishtina i moshës rreth 14-vjeçar, ka vdekur pasi është therur me thikë.