Vdes pas therjes me thikë një i mitur rreth 14 vjeçar në Prishtinë

Një i mitur, rreth 14 vjeçar dyshohet se është vrarë në Prishtinë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se për vrasjen e viktimës është përdorur një thikë.

“Bazuar në të dhënat fillestare, personi i cili dyshohet se ka marrë lëndime të rënda nga një mjet i mprehët (thikë)  dhe i njëjti është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare (QMF),  ku dhe është konstatuar vdekja e tij”, ka thënë Ahmeti.

E njëjta ka treguar se informatat lidhur me rastin Policia i ka marr rreth orës 07:30.

Sipas Ahmetit, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Fahri Fazliu”.

“Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, ka thënë ajo.