Numërimi i votave të diasporës ul gjasat që Nisma-AKR-PD të kalojë pragun

Gjykata Supreme ka urdhëruar që rreth 5 mijë votat e ardhura me postë nga diaspora të numërohen.

Marrë parasysh se në rezultatin final të numërimit të votave të diasporës më 17 tetor koalicioni Nisma-AKR-PD nuk kishte arritur të kalojë pragun, edhe pas numërimit të rreth 5 mijë votave të tjera të diasporës pritet të ketë të njëjtin fat.

Nga 13 mijë e 241 vota të dërguara nga jashtë Kosovës numërimi i të cilave kishte përfunduar më 17 tetor  më së shumti ka fituar Lëvizja Vetëvendosje, gjithsej 7.030 vota, pastaj LDK, gjithsej 2.158 vota.

PDK ishte e treta me 2.139 , koalicioni Nisma-AKR-PD e katërta me 916 , e koalicioni AAK-PSD me 555 vota ishte e pesta.

Sipas rezultateve aktuale ende jopërfundimtare koalicioni Nisma-AKR-PD është nën pragun zgjedhor.

Dhe nëse edhe votat e diasporës numërimin e të cilave e urdhëroi Gjykata Supreme kanë tendencën e votave të rregullta të diasporës, atëherë ulen në masë të madhe gjasat që koalicioni Nisma-AKR-PD të jetë pjesë e Kuvendit të ri të Kosovës.

Ky është rezultati përfundimtar nga numërimi i votave të diasporës

Gjykata Supreme urdhëron numërimin e votave të diasporës