Gjykata Supreme urdhëron numërimin e votave të diasporës

Gjykata Supreme e Kosovës ka vendosur pro apelit të Lëvizjes Vetëvendosje në lidhje me numërimin e rreth 5 mijë votave të ardhura me postë nga jashtë Kosovës.

Njoftimin e ka bërë përmes “Facebook” vetë partia e Albin Kurtit.

“Sot në ora 16:19 morëm vendimin nga Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës ku u konfirmua e drejta e bashkatdhetarëve tanë dhe më në fund u hap rruga për numërimin e pakove me vota të ardhura prej tyre. Presim që sa më parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të mblidhet dhe të marrë vendimin për të vijuar me procedurat e verifikimit dhe numërimit të këtyrë fletëvotimeve”, thuhet në njoftimin e LVV-së.

“E gjitha kjo mund të ishte evituar nëse prej 12 tetorit KQZ do të kishte lejuar administratën e KQZ-së që t’i numëronte këto fletëvotime”, thuhet në fund të njoftimit.

Më poshtë është edhe vendimi i Supremes në lidhje me numërimin e 4 mijë e 639 votave.