Djali i Fatmir Limajt financues i NISMA-së

Subjektet politike apo koalicionet janë të obliguara që të deklarojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve donacionet e marra para fushatës dhe shpenzimet që i kanë bërë.

Në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, vetëm disa subjekte kanë bërë deklarimin e donacioneve.

Koalicioni Nisma-AKR-PD ka deklaruar në KQZ donacionet e 49 personave, vlera e të cilave kap shifrën prej 35 mijë e 626 euro.

Djali i Fatmir Limajt, kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Durim Limaj, kishte dhuruar 50 euro donacion, derisa ish-ministri i kësaj partie, Endrit Shala, kishte dhuruar donacion 100 euro.

Ky koalicion nuk ka raportuar asnjë kontribut në mallra dhe shërbime.

Po ashtu, koalicioni ka raportuar se kanë shpenzuar mbi 115 mijë euro në fushatën zgjedhore për zgjedhjet e tetorit të 2019.

Mbi 67 mijë euro, koalicioni i ka deklaruar se i ka shpenzuar në reklama, konferenca e reprezentacion.

Donacionet per koalicioni Nisma AKR PD
Donacionet per koalicioni Nisma AKR PD