Valmir Elezi: Për 3 ditë mund të përfundoj i gjithë procesi numërimit të votave të diasporës

Valmir Elezi zëdhënës i KQZ-së pas mbledhjes tha që nuk mund të fillojnë menjëherë më numërimin e votave të diasporës pasi që sipas tij duhet të bëhet vlerësimi.

“Para fillimit të numërimit të fletëvotimeve në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është e nevojshme që të bëhet shqyrtimi dhe vlerësimi i zarfeve të supozuara me fletëvotime. Vlerësimi ka për qëllim që ta dimë nëse fletëvotimi është dërguar nga një votues i regjistruar suksesshëm si votues jashtë vendit, apo është dërguar nga ndonjë person tjetër që nuk e plotëson këtë kriter të domosdoshëm”, tha ai.

Sipas tij për të përfunduar të gjithë procesin e vlerësimit dhe numërimit do të duhen vetëm 3 ditë.

“Pasi të bëhet ky vlerësim, do ta dimë saktë se sa është numri i fletëvotimeve të aprovuara dhe sa është i atyre të refuzuara. Në fund, vetëm fletëvotimet e aprovuara numërohen. Procesi i vlerësimit do të marrë kohë dy ditë, pastaj t`i hapet rruga numërimit i cili mund të kryhet brenda një ditë” tha Elezi.

Sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur mbledhjen e radhës në të cilën është diskutuar për vendimin e djeshëm të Gjykatës Supreme e cila ka urdhëruar KQZ-në për numërimin e rreth 5 mijë votave të ardhura me postë nga jashtë Kosovës.

Më këtë rast anëtarët e KQZ-së janë dakorduar që t`i binden vendimit të Gjykatës Supreme.

Gjykata Supreme urdhëron numërimin e votave të diasporës

 

.