Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

PZAP: Do të rinumërohen 134 vendvotime

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, ka njoftuar se rezultatet e rinumërimit të 134 vendvotimeve do të përfshihet në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve.

“Lidhur me apelet e paraqitura nga kandidatet për deputet te subjekteve politike ka vendosur që ta urdhëroj KQZ-ne për rinumërimin e 134 vendvotimeve. Rezultati që del nga rinumërimi i këtyre vendvotimeve do të përfshihet në rezultatin përfundimtarë të zgjedhjeve”, thuhet në njoftim.

Dje në orën 16:00 KQZ ka marr vendim te rinumërohen votat e kandidatëve të AAK-së që kanë ardhur me postë dhe me kusht, në lidhje me pretendimet se brenda listës së AAK-së janë vjedhur votat.

Vendimet e PZAP-it, KQZ njofton se sot pasdite nis rinumërimi i votave në QNR