Kush është humbësi më i madh i zgjedhjeve ?

Zgjedhjet e 6 tetorit, sipas rezultateve preliminare kanë nxjerrë fitues Lëvizjen Vetëvendosje me rreth 5 mijë vota më shumë se LDK që është pas saj.

Në anën tjetër, Partia Demokratike e Kosovës për herë të parë pas 12 viteve do të shkoj në opozitë, pas rezultatit zhgënjyes për këtë parti.

PDK e Kadri Veseli nuk ka ariut të marrë më shumë se 21.24% të votave totale apo 169 mijë vota.

Në anën tjetër, Ramush Haradinaj ndonëse fliste për fitore dhe mori në parti të pakënaqurit e Vetëvendosjes, PSD-në, nuk ka arritur të marrë më shumë 11.57% të votave.

Në anën tjetër, dy zëvendëskryeministrat në detyrë që kishin hyrë bashkë në zgjedhje, Fatmir Limaj e Behgjet Pacolli sipas rezultateve preliminare nuk e kanë kaluar pragun prej 5% që u siguron atyre ulëse në Kuvend.

Koalicioni Nisma-AKR ka deri më tani 4.96% të votave.

Deri më tani nuk janë numër ende votat me kush, votat e diasporës dhe votat e personave me aftësi të kufizuara.

Përfundimi i numrit të votave të rregullta ka përfunduar nga ana e KQZ-së.

Më poshtë mund ta shihni rezultatin preliminar.

Rezultatet preliminare te KQZ per zgjedhjet e 6 tetorit