Foto: KALLXO.com

Ky është rezultati përfundimtar nga numërimi i votave të diasporës

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është publikuar rezultati final pas numërimit të votave të vlefshme të dërguara nga jashtë Kosovës për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit.

Nga 13 mijë e 241 vota të dërguara nga jashtë Kosovës më së shumti ka fituar Lëvizja Vetëvendosje, gjithsej 7.030 vota.

Pastaj, diaspora e ka votuar LDK-në, gjithsej 2.158 vota.

PDK është e treta me 2.139 , koalicioni Nisma-AKR-PD e katërta me 916 , e koalicioni AAK-PSD me 555 vota.

Gjatë ditës së nesërme do të numërohen votat me kusht – 24 mijë vota, dhe ato të personave me nevoja të veçanta – rreth 2 mijë.

Sipas rezultateve pas numërimit të votave të rregullta, më së shumti vota ka fituar VV, e ndjekur nga LDK, pastaj PDK dhe koalicioni AAK-PSD.

Koalicioni Nisma-AKR-PD sipas rezultateve aktuale nuk e ka kaluar pragun zgjedhor.

Ndërsa, për rreth 4 mijë zarfe me vota të sjella nga Serbia do të vendoset në ditët e ardhshme pas vendimit që do të japin organet e hetuesisë, pas incidentit të së dielës, kur 26 zyrtarë të KQZ-së kërkuan ndihmë mjekësore pas asaj që dyshohet të jetë helmim nga një materie që gjendej në këto zarfe.

KALLXO.com transmetoi LIVE numërimin e votave të diasporës: