Ilustrim

Nga sa vota fituan bartësit e listave të partive që siguruan ulëset në Kuvend?

Në këto zgjedhje, Vjosa Osmani edhe pse zyrtarisht nuk ishte bartëse e listës së Vetëvendosjes, ajo ka arritur të marrë më së shumti vota në këtë listë, por edhe nga të gjithë kandidatët e partive tjera politike, që ishin barës listash e pretendonin postin e kryeministrit.

Osmani si e dyta në listën e VV-së, ka siguruar plotë 300 mijë e 788 vota.

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së si dhe bartësi i listës së kësaj partie, Enver Hoxhaj, ka marrë gjithsej 100 mijë e 518 vota.

Kryeministri në detyrë dhe bartësi i listës së LDK-së, Avdullah Hoti ka marrë 69 mijë e 640 vota.

Kandidati për president dhe bartësi i listës së AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë 41 mijë e 406 vota.

Bartësi i listës së Nismës Socialdemokrate, parti e cila nuk ka arritur ta kalojë pragun zgjedhor, Fatmir Limaj, ka fituar 17 mijë e 703 vota.

Kurse bartësi i listës së Listës Serbe , Slavko Simic ka arritur të sigurojë 19 mijë e 728 vota.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpallur sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme të 14 shkurtit.

Sipas këtyre rezultateve, fituese e zgjedhjeve është Lëvizja Vetëvendosje me 49.95%, më pas është PDK me 16.9%, e treta është LDK 12.64%, AAK me 7.78% dhe Lista Serbe me 5.06%.

Vjosa Osmani njeriu më i votuar në Kosovë