Një zyrtar i UNMIK-ut vëzhgon situatën në Jarinjë

Një zyrtar i UNMIK-ut gjatë ditës së sotme ka qëndruar për disa minuta në afërsi të kufirit në Jarinjë.

Siç mëson KALLXO.com, i njëjti ka kërkuar nga Policia informacione në lidhje me prezencën e Xhandarmërisë serbe si dhe informata në lidhje me aeroplanët dhe helikopterët ushtarakë serbë që kanë fluturuar sot dhe dy ditët e kaluara afër kufirit me Kosovën.

I njëjti pas marrjes së këtyre informacioneve është larguar nga zona.

Në anën tjetër KALLXO.com që po qëndron në afërsi të pikës kufitare të Jarinjës ka raportuar se situata është e qetë ndërsa numri i protestuesve nuk është i madh.