Blend Zymi dhe deputeti Visar Korenica dërgojnë kërkesën në MINT për qasje në dokumente publike | Foto: Blend Zymi/Facebook

Një qytetar bashkë me deputetin e VV-së dërgojnë kërkesë në MINT për rezervat shtetërore

Qytetari Blend Zymi ka deklaruar se pas raportimeve për pretendimet se vaji që u pagua nga Polonia nuk iu bashkua rezervave shtetërore, ka kërkuar “llogari” nga Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë.

Zymi thotë se dërgoi një kërkesë për qasje në MINT në emër të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, në pajtim edhe me këtë të fundit.

Ai në postimin në “Facebook” ka thënë se në këtë kërkesë ka kërkuar pagesat e kryera dhe konfirmimin e pranimit të sasisë për vajin, grurin dhe sheqerin.

Javën e kaluar në “Nacionale” janë publikuar audio-incizime në të cilën dëgjohen sipas publikimit dy zyrtarë të MINT të cilët pretendojnë se vaji i paguar nga Polonia, nuk iu bashkua rezervave shtetërore.

Ministrja Hajdari nuk ka reaguar ende për këtë çështje.