Një personi i gjendet elektroshok në valixhe gjatë kontrollit në Aeroportin e Prishtinës

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit në valixhet e një burri në Aeroportin e Prishtinës është gjetur dhe sekuestruar një elektroshok me mbishkrimin “police”.

“Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”- thuhet në njoftimin e PK-së.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 04:00.