Një javë në krye të ekzekutivit, Hoti flet për punën e deritanishme

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka publikuar disa fotografi me ambasadorët e QUINTIT, kryetarin e LDK-së, Mustafa dhe kryetarët e partive, AAK e Nisma, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj.

Ai ka thënë gjatë një jave punë në krye të Qeverisë kanë bërë publik programin për rimëkëmbje ekonomike por edhe masat për luftimin e coronavirus.

Hoti ka përmendur edhe telefonatat me zyrtarë ndërkombëtar ndërsa ka thënë se ka marrë mbështetjen e tyre për të vazhduar tutje.

“Përkushtimi ynë për të promovuar subjektivitetin e vendit dhe për të ruajtuar integritetin e tij janë synime të përbashkëta që ndajmë edhe me miqtë tanë ndërkombëtarë”, shkroi shefi i Qeverisë në Facebook.

Ai ka paralajmëruar shtim të intensitet të punës në ditët e javët në vazhdim.

“Në ditët në vazhdim të gjithë do të shohim një energji të re të Qeverisë për të ndalur rënien ekonomike dhe për ta nxjerr atë në bregun e normalitetit dhe përparimit, një përkushtim për të promovur dhe monitoruar masat anti-COVID, të cilat janë jetike për mbrojtjen e shëndetit publik dhe ekonomisë, si dhe një vullnet për të ulur heshtat e luftës së pakuptimtë politike, e cila çdo ditë e më shumë po kthehet qëllim në vetvete e jo në mbrojte të interesit qytetar”, deklaroi ai.

Kryeministri kosovar tha se qëllimet kryesore të qeverisë që udhëheq janë zhvillimi dhe normaliteti.

Ky është postimi i plotë i tij:

Java jonë e parë e shërbimit në Zyrat e Qeverisë së Republikës së Kosovës ishte një sinjal i qartë i përkushtimit, punës dhe partneritetit.

E kemi bërë bërë publik projektin tonë për rimëkëmbje ekonomike, si dhe për luftimin e COVID-19.

Po ashtu, e kemi bërë publik para opinionit, partnerëve të koalicionit dhe atyre ndërkombëtarë platformën tonë për dialogun me Serbinë. I përkushtuar për konsensus politik, ftova miqësisht dhe institucionalisht opozitën. I falenderoj partnerët e koalicionit për përkushtimin në këtë proces dhe vullnetin e tyre për bashkërendim. Në anën tjetër, pres nga opozita mirëkuptim dhe gatishmëri për të diskutuar e bashkërenduar veprimet e qendrimet e shtetit të Kosovës lidhur me dialogun në të ardhmën.

Përkushtimi ynë për të promovuar subjektivitetin e vendit dhe për të ruajtuar integritetin e tij janë synime të përbashkëta që ndajmë edhe me miqtë tanë ndërkombëtarë.

Takimet me ambasadorët e Quintit si dhe bisedat telefonike konstruktive e të hapura me administratën Trump në Ëashington, me Brukselin, Berlinin e Parisin, ishin hapi i parë, por shumë i rëndësishëm, për të kthyer në normalitet mardhëniet tona të dëmtuara jo pak në të shkuarën e afërt.

Në ditët në vazhdim të gjithë do të shohim një energji të re të Qeverisë për të ndalur rënien ekonomike dhe për ta nxjerr atë në bregun e normalitetit dhe përparimit, një përkushtim për të promovur dhe monitoruar masat anti-COVID, të cilat janë jetike për mbrojtjen e shëndetit publik dhe ekonomisë, si dhe një vullnet për të ulur heshtat e luftës së pakuptimtë politike, e cila çdo ditë e më shumë po kthehet qëllim në vetvete e jo në mbrojte të interesit qytetar.

Qëllimi ynë është kthimi i NORMALITETIT dhe ZHVILLIMI. E për këtë na duhet shumë punë e përkushtim.