Një i plagosur nga të shtënat me armë zjarri në lagjen Arbëria

Një person është plagosur pas të shtënave me armë zjarri në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se i plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 15:00 kemi marre informatën se ne lagjen Arbëria ne Prishtine, ka pas të shtëna me armë zjarri. Njësitet policore kane dal në vendin e ngjarjes dhe kane nisur një hetim lidhur me ketë rast”, ka thënë Ahmeti për KALLXO.com

Lidhur me ketë rast, aktualisht njësitet policore janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të përfshirë në këtë rast.