Foto: KALLXO.com Ilustrim

Pylltari në Vushtrri: I dyshuari shkrepi armën e zjarrit pasi u kap në flagrancë duke prerë dru

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës më 28.02.2024 në fshatin Kollë në Vushtrri nën dyshimet se ka shtënë më armë zjarri.

Sipas pylltarit, i dyshuari është kap në flagrancë duke prerë dru.

“Pylltari ka informuar se pasi që ka kap në flagrancë duke prerë dru në pyll të dyshuarin, nga një distancë prej 60 metrave janë dëgjuar dy krisma të armës së zjarrit”- ka thënë ai.

Policia tutje ka njoftuar se i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.