Foto: KALLXO.com

Të shtënat me armë në Prishtinë, mbyllen disa rrugë në Lagjen e Muhaxherëve

Njësitë e Policisë së Kosovës vazhdojnë ta mbajnë të bllokuara rrugën “Bedri Shala”, dhe rrugë të tjera, në Lagjen e Muhaxherëve, në Prishtinë, ku dyshohet se ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Në vendin e ngjarjes është edhe Njësia e Forenzikës.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar rastin për KALLXO.com.

Ajo tha se rreth orës 21:40 të datës 04.03.2024, Policia ka marrë informacion për të shtëna me armë zjarri në afërsi të rrugës “Bedri Shala” në kryeqytet.

Sipas të dhënave të Policisë nga ky incident nuk ka të lënduar.

Njësitë e Policisë vazhdojnë të jenë të pranishme në vendin e incidentit.

KALLXO.com sjell pamje nga vendi i ngjarjes.