Foto-ilustrim

Të shtëna me armë zjarri në dy lokacione në Prishtinë

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar më 04.03.2024, rreth orës 21:40, në dy lokacione afër rrugës “Bedri Shala”, në Lagjen e Muhaxherëve, në Prishtinë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se bazuar në informacionet e deritanishme nuk raportohet për persona të lënduar.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në informacionet e deritanishme nuk raportohet për persona të lënduar”- tha Ahmeti.

Zëdhënësja e Policisë thotë se hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit dhe janë në kërkim të personave të dyshuar.