Ilustrim

Pejë, arrestohet i dyshuari për gjuajtje me armë në aheng familjar

Një burrë në Pejë është arrestuar nën dyshimin se ka shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar.

Policia ka njoftuar se të dyshuarit i është konfiskuar një pistoletë, dy karikatorë, 30 fishekë dhe shtatë gëzhoja të kalibrit 9×19.

Sipas njoftimit, i dyshuari për këtë armë posedon leje valide.

Rasti raportohet se ka ndodhur më 14.03.2024.

Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit , i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.