Policia e Kosovës

Një i lënduar në një aksident në Bajgorë të Mitrovicës

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në fshatin Bajgorë të Mitrovicës.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi Avni Zahiti, zëdhënës i policisë për rajonin e Mitrovicës.

“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar sot rreth orës 12:00 në rrugën “Shala e Bajgorës” në Mitrovicë. Në aksident janë përfshirë dy vetura, përveç dëmeve materiale lëndime ka pësuar një  person”- theksoi ai për aksidentin që ka ndodhur më 08.09.2025.