Foto: Ilustrim

Një i arrestuar për grabitje në Rahovec

Një person ka njoftuar në Polici të dielën me 23 maj, se një person i panjohur me maskë e ka sulmuar fizikisht dhe i ka grabitur çantën me pazarin ditor dhe ka ikur në drejtim të panjohur.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në lidhje me rasti, gjatë ditës së djeshme është arritur identifikimi i të dyshuarit dhe e ka arrestuar atë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.