Një burrë gjendet pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij në Ferizaj

Një burrë është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij në fshatin Bervece të Ferizajt.

Policia së bashku me ekipet mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se viktima ka vdekur.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Rasti vazhdon të hetohet si vdekje e dyshimtë.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme.