Ibrahim Rugova në Shtëpinë e Bardhë; Foto: Avdullah Hoti në Facebook

Nisin takimet ne Uashington, Hoti kujton Rugovën në Shtëpinë e Bardhë

Deleagacioni i Kosovës në SHBA, ka nisur takimet në Uashington.

Sot, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka kujtuar ish-Presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugovën duke publikuar një foto të tij afër Shtëpisë së Bardhë,  në profilin e tij në Facebook.

Sot në Shtëpinë e Bardhë pritet të takohen kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Dje Hoti kishte kishte takuar drejtorin e Koorporatës Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC), Sean Cairncross.

Përveç Hotit në delegacionin e Kosovës në SHBA janë pjesë edhe  edhe dy zëvendëskryeministrat Driton Selmanaj e Albulena Balaj Halimaj, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj Stublla, ministri i Drejtësisë, Selim Selimi si dhe ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi.Koordinatori për dialog, Skender Hyseni po ashtu do të jetë prezent si dhe shefja e kabinetit të kryeministrit Ardita Dushi.