Foto: Kossev

Nis zbatimi i masave të reja në komunat veriore me shumicë serbe

Masat e reja për të luftuar përhapjen e coronavirusit kanë hyrë në fuqi këtë mëngjes, tha kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, ​​në një konferencë për media sot.

Masat e reja u njoftuan më parë nga Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Arben Vitia, raporton Kossev.

Duke filluar nga mëngjesi i ditës së sotme, qytetarëve u lejohet të lëvizin jashtë shtëpive të tyre deri në 90 minuta në ditë, sipas një orari të bazuar në numrin e parafundit të numrave personal.

Orari do të ndryshohet çdo javë ose çdo dy deri në tre ditë, kjo do të përcaktohet më pas. Qytetarët do të informohen në kohën e duhur, tha Rakiq.

Për qytetarët me letërnjoftime serbe, orari do të përcaktohet bazuar në numrin e fundit të regjistrimit të letërnjoftimeve të tyre.

Dyqanet do të jenë të hapura nga ora 7 e mëngjesit deri në 11 në mbrëmje.

“Këto masa nuk janë kundër askujt, këto masa nënkuptojnë shpëtimin e jetës për ne”, tha Rakiq.

Para se të rendiste masat, ai vazhdimisht falënderoi shtetin e Serbisë dhe presidentin e saj, Aleksandar Vuçiq, duke shprehur mirënjohje për të gjithë mbështetjen dhe ndihmën.

Ai gjithashtu falënderoi bashkëqytetarët e tij për respektimin e masave, duke theksuar se mbi 99% e qytetarëve i respektuan masat.

Më parë, qytetarët shtruan një seri pyetjesh, duke kërkuar sqarime për masat e fundit të vendosura nga Ministria e Shëndetësisë e Kosovës.