Nis procesi i rinumërimit të 494 vendvotimeve

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka filluar procesi i rinumërimit të 494 vendvotimeve pas vendimit të sotëm të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Valmir Elezi zëdhënës i KQZ-së ka thënë se janë disa arsye se pse është vendosur për shkuarjen në rinumërim të këtyre vendvotimeve.

“Gjatë procesimit të formularëve të rezultateve të subjekteve politike dhe kandidatëve, 35 vendvotime nuk kanë mundur të procesohen si të rregullta për shkak se është vërejtur se nuk janë bartur saktë votat e subjekteve politike në formularin e rezultateve, ndërsa 6 vendvotime tjera nuk kanë mundur të procesohen si të rregullta për shkak të problemeve teknike”, tha ai.

Elezi ka vazhduar tutje se në  370 vendvotime është vërejtur se kandidati i një subjekti politik ka më shumë vota se vet subjekti.

“Në 83 vendvotime, gjatë krahasimit të votave të subjekteve politike me votat e kandidatëve, rezulton se tek të gjitha këto raste, subjekti nuk ka vota, ndërsa kandidati apo kandidatët kanë vota dhe anasjalltas”, ka shtuar zëdhënësi i KQZ-së.

Në përgjithësi, numri i vendvotimeve të rinumëruara deri më tani me vendim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, përfshirë̈ dhe 12 vendvotimet e rinumëruara javën e kaluar, është 506 vendvotime.