Nis dekorimi i shesheve të Prishtinës (Foto)

Sheshet kryesore të Prishtinës kanë filluar të dekorohen për festat e fundvitit.

Në fotot e KALLXO.com shihet se aty kanë filluar të vendosen dritat nëpër rrugët dhe sheshet kryesore.

KALLXO.com kishte shkruar se 12 mijë euro më pak se vitin e kaluar do shpenzohen sivjet  për dekorimin e Prishtinës.

Komuna e Prishtinës ka nënshkruar kontratë tri vjeçare me vlerë prej 190 mijë euro me kompaninë private tregtare “Anea”.

Bazuar në dokumentin e ofruar nga komuna, 63 mijë e 333 euro janë ndarë për këtë vit për projektin e dekorimit të shesheve në kryeqytet.

Vitin e kaluar ishin ndarë 75 mijë euro për dekorimin e shesheve “Skenderbeu”, “Nënë Tereza”, “Adem Jashari” dhe “Zahir Pajaziti”.

Kompania kontraktuese ishte “Link Media Plus”. Ndërsa buxheti për vitin 2017 ishte 57 mijë e 940 euro me kompaninë “Anea”.

Fillon dekorimi i Prishtinës për festat e fundvitit (FOTO)