Nga këto komuna të Kosovës janë 69 të infektuarit e konfirmuar sot me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka njoftuar se nga 281 mostra të marra sot nga Klinika Infektive, 69 prej tyre janë konfirmuar pozitiv me COVID-19.

Sipas njoftimit të IKShPK-së, komunat e prekura janë : komuna e Prishtinës 37 raste, komuna e Istogut 8 raste, komuna e Prizrenit 5 raste, komuna e Fushë Kosovës 5 raste, komuna e Mitrovicës 3 raste, komuna e Ferizajt 2 raste, dhe me nga 1 rast komunat: Drenas, Rahovec, Klinë,  Lipjan, Obiliq, Pejë, Suharekë, Viti dhe Vushtrri.

Ndërsa në njoftim bëhet e ditur se janë shëruar edhe 75 pacientë, duke e rritur në total numrin e të shëruarve në 1,246 raste, ndërsa 1144 janë raste aktive.

Deri më tani në total në Kosovë janë 2,432 të infektuar, ndërsa 41 kanë vdekur nga virusi COVID-19.

Sot më shumë të shëruar sesa të infektuar me COVID-19 në Kosovë