Lajm i Fundit, Coronavirus

Sot më shumë të shëruar sesa të infektuar me COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka njoftuar se nga 281 mostra të marra sot nga Klinika Infektive, 69 prej tyre janë konfirmuar pozitivë me COVID-19.

Në njoftimin e IKShPK-së bëhete ditur se janë shëruar edhe 75 pacientë.

Ndërsa rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 37 raste, komuna e Istogut 8 raste, komuna e Prizrenit 5 raste, komuna e Fushë Kosovës 5 raste, komuna e Mitrovicës 3 raste, komuna e Ferizajt 2 raste, dhe me nga 1 rast komunat: Drenas, Rahovec, Klinë,  Lipjan, Obiliq, Pejë, Suharekë, Viti dhe Vushtrri.

Deri më tani në total në Kosovë janë 2,432 të infektuar, 1246 janë shëruar dhe 41 kanë vdekur nga virusi COVID-19.