Nga e hëna zgjatet orari i qarkullimit, nga 90 minuta në 3 orë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në një konferencë për media ka prezantuar masat e lirimit pas kufizimeve strikte të ndërmarra javë më parë.

Vitia në konferencë tha se me masat e reja ne po tentohet të lirohet ekonomia. Hapjen e ekonomisë sipas ministrisë po planifikohet të bëhet në tri faza dy javëshe, faza e parë fillon me 4 maj deri më 18 maj.

“Gjatë kësaj periudhe do të zgjerohet orari i lëvizjes së qytetarëve nga 90 minuta në tri orë, dy herë në ditë. Do të lirohen bizneset e ndërtimtarisë, patundshmërive, tregtia e automjeteve pjesërisht, tregtia me pakicë pjesërisht, riparimi i artikujve personal dhe orendive, zyret e konsulencës me lista të punëtorëve esencial Faza e dytë nga 18 maj deri më 1 qershor, planifikohen të lirohen por gjithmonë me rekomandime të institucioneve shëndetësore dhe qeveritare”, tha Vitia në konferencë.

Sipas tij secila fazë do të varet nga tjetra, faza e dytë varet nga faza e parë dhe duke shmangur grumbullimin në masë të madhe dhe duke u mos relaksuar.

“Nuk do të relaksohemi sepse ky nuk do të jetë një vit normal sepse virusi do të jetë pranë nesh sepse nuk mund ta zhdukim virusin tërësisht”, tha ai më tutje.