Projekti i Bulevardit "Xhorxh Bush", Foto: Komuna e Prishtines

Nesër paralajmërohet protestë për hapjen e rrugës "Xhorxh Bush" në Prishtinë

Me kërkesën për hapjen e rrugës “Xhorxh Bush” në Prishtinë, në faqen në rrjetin social Facebook “Vrojtuesit e Lagjes – Prishtinë” ka paralajmëruar protestë për nesër, 14 janar, në fillim nga ora 12:00.

“Nesër, në ora 12:00, ne organizojmë një protestë thelbësore për hapjen e rrugës Xhorxh Bush, një rrugë e cila mund të hapet lehtësisht duke i larguar betonat që e mbyllin. Thirrja është e hapur për çdo individ të lodhur nga këto praktika të kryetarit të komunës tonë”- thuhet në njoftim.

“Perparim Rama premtoi se rruga do të mbyllej vetëm për një test 1-javor, pastaj tha se do të ishte e mbyllur vetëm për trafikun urban, duke lejuar kalimin e autobusëve dhe taxit. Megjithatë, realiteti është një varg genjeshtrash pas genjeshtrash, duke mbyllur rrugën përfundimisht”- vazhdon njoftimi.

“Vrojtuesit e Lagjes – Prishtinë” u kanë bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen kësaj proteste.

Gjatë ditës së sotme është bërë edhe prezantimi i projektit për transformimin e bulevardit “Xhorxh Bush” në kryeqytet.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama tha se Bulevardi i kryeqytetit do të shndërrohet në një hapërsirë urbane bashkëkohore e cila reflekton nevojat e qytetarëve, promovon një stil të jetës së shëndetshme, më shumë gjelbërim e ajër të pastër.

Kështu pritet të duket bulevardi “Xhorxh Bush” në bazë të projektit të transformimit – Foto