Projekti i Bulevardit "Xhorxh Bush", Foto: Komuna e Prishtines

Kështu pritet të duket bulevardi “Xhorxh Bush” në bazë të projektit të transformimit - Foto

Gjatë ditës së sotme është bërë edhe prezantimi i projektit për transformimin e bulevardit “Xhorxh Bush” në kryeqytet. 

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, bashkë me drejtorin e urbanizmit, Arbër Sadiki, drejtorin e Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave, Krenar Xhaferi, drejtoreshën e Planifikimit Strategjik, Mimoza Sylejmani dhe drejtoreshën e Hapësirave Publike dhe Parqeve, Donika Çetta, në një konferencë të jashtëzakonshme për media kanë prezantuar Projektin për Transformimin e Bulevardit “Xhorxh Bush” në kryeqytet.

Projekti i Bulevardit “Xhorxh Bush”, Foto: Komuna e Prishtines

Kryetari Rama tha se Bulevardi i kryeqytetit do të shndërrohet në një hapërsirë urbane bashkëkohore e cila reflekton nevojat e qytetarëve, promovon një stil të jetës së shëndetshme, më shumë gjelbërim e ajër të pastër. 

“Duke qenë i tillë, projekti do të jetë një shembull i zhvillimit të qëndrueshëm. Me materiale të qëndrueshme e gjelbërim, sheshi do të mundësojë Prishtinës të merr frymë dhe do të stimulojë njerëzit të marrin pjesë më aktivisht në jetën e qytetit”- thuhet në njoftimin e komunës. 

Projekti i Bulevardit “Xhorxh Bush”, Foto: Komuna e Prishtines

Tutje kuy projekt sipas njoftimit, synon të rivlerësojë trashëgiminë arkitektonike të Prishtinës duke bërë protagonistë të projektit Hotelin Grand, ndërtesën e RTK, Bibliotekën Universitare “Pjetër Bogdani” dhe Katedralen “Nënë Tereza”, ndërtesa të cilat shihen si përbërësit kryesorë të skenografisë urbane në këtë ndërhyrje.

Kryetari Rama, gjatë prezantimit ka thënë edhe se ndërhyrja synon riformulimin e kufirit të një hapësire të sigurt për këmbësorë ku lidhen së bashku zona universitare dhe parku qendror, me Sheshin “Nënë Tereza”, përmes sistemit të ri të që do të realizohen në rrugën “Xhorxh Bush”, prej Katedrales e deri tek Hoteli Grand.  

Projekti i Bulevardit “Xhorxh Bush”, Foto: Komuna e Prishtines

“Janë pikërisht këto sheshe, që si zgjatim i Bulevardit, krijojnë një portë hyrjeje për në park në zonën universitare. Bulevardi i Kryeqytetit do të jetë një paradhomë e zonës universitare dhe njëkohësisht holli kryesor i jetës publike të kryeqytetit”- thuhet tutje në njoftimin e Komunës së Prishtinës. 

“Sheshi do të jetë përplot jetë dhe ideja është që këto sheshe të jenë të qasshme për të gjitha moshat. Gjithashtu do të ketë hapësirë për artistët që të krijojnë një Prishtinë të transformueshme. Te pjesa e Katedrales, për momentin është e rrethuar me një muri të vogël dhe ne kemi propozuar që të hapet dhe të jetë e qasshme për të gjithë qytetarët, në mënyrë që të mos t’i shohim këto monumente të rrethuara dhe të mos jenë të cenueshme për qytetarët” – ka deklaruar Rama.

Rama tregoi edhe për zgjerimin e këtij sheshi deri te Xhamia e Madhe, ku tha se edhe aty do të ketë një parking nëntokësor.

“Fillimisht e keni parë që te parkingu ka pasur një dalje por është mbyllur dhe tash ideja është që të zgjatet sheshi deri te Xhamia e Madhe, ku edhe aty do të kemi edhe një parking nëntokësor dhe një tjetër te rrethi me flamur, e ku do të shfrytëzohet nga lagjet si “Kalabria”, “Dardania” e “Prishtina e Re”.

Projekti i Bulevardit “Xhorxh Bush”, Foto: Komuna e Prishtines

Kryetari Rama po ashtu bëri të ditur se projekti do të prezantohet edhe para qytetarëve.  Ndërsa drejtori i Urbanizmit, Arbër Sadiki, tha se ky projekt ka qenë i planifikuar qysh në vitet e 70-ta.