Takimi i kryetarëve të degëve të LDK-së Foto: LDK

Nesër LDK-ja mbledh Këshillin e Përgjithshëm, diskutohen negociatat me Vetëvendosjen

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), përmes një komunikate për media, ka bërë të ditur se nesër mban mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë.

Sipas njoftimit, mbledhja mbahet në ora 14:30 në selinë e LDK-së në Prishtinë.

Në njoftim bëhet e ditur gjithashtu se do të diskutohet për koalicionin e mundshëm paszgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ditën e djeshme LDK-ja mbajti mbledhje edhe me kryetarët e degëve të partisë, ku po ashtu u diskutua për bisedimet me Vetëvendosjen.

LVV e LDK pajtohen veç për të vazhduar takimet

.