Posteri i ekspozitës Synime. Foto: GKK

Nesër hapet ekspozita ‘Synime’

E kuruar nga Adela Demetja dhe Erëmirë Krasniqi do të hapet nesër në ora 10:00 në Galerinë Kombëtare të Kosovës, Prishtinë.

“Ekspozita ‘Synime’ kuruar nga Adela Demetja dhe Erëmirë Krasniqi do të hapet me 30 prill, 2021. Për shkak të situatës Covid-19, ekspozita nuk do të shoqërohet nga një ceremoni inaugurimi, por do të  hapet për publikun nga ora 10:00”, thuhet në njoftimin e GKK-së, në Facebook.

Ekspozita ‘Synime’ do të qëndrojë e hapur deri më 30 qershor, 2021.

Ekspozita “Synime” është rezultat i bashkëpunimit në mes Galerisë Kombëtarë të Arteve (GKA) në Tiranë dhe GKK-së në Prishtinë, realizuar në kuadër të kalendarit të përbashkët kulturor, Kosovë – Shqipëri, 2020.

Posteri i ekspozitës Synime. Foto: GKK