Pamje nga hapja e ekspozitës ‘Shtegtime’ në GMK. Foto: KALLXO.com.
Hapet ekspozita 'Shtegtime’ në Galerinë e Ministrisë së Kulturës
Ekspozita “Shtegtim” e Valbona Zherkës është hapur të mërkurën, më 28.02.2024, në Galerinë e Ministrisë së Kulturës (GMK) në Prishtinë.
Në këtë ekspozitë të kuruar nga Vesa Sahatçiu, janë përfshirë një përzgjedhje e veprave të Zherkës, në tapiceri, skica e piktura të krijuar ndër vite.
Kuratorja Vesa Sahatçiu ka thënë për KALLOX.com se krijimtaria e Zherkës shquhet për veçanti tematike e stilistike.
“Do të veçoja veprat-tapiceritë e vjetra që të cilat për herë të fundit janë ekspozuar në vitet 1978-1980 e të cilat më së miri pasqyrojnë veçoritë krijues të Valbona Zherkës” – ka thënë kuratorja, Sahatçiu.
Ekspozita është pjesë e programit të manifestimeve shtetërore për shënimin e 16 vjetorit të Pavarësisë, 26 vjetorit të Epopesë së UÇK-së dhe 25 vjetorit të Çlirimit të Kosovës.
Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur deri më 30 mars 2024 në GMK.