Pamje nga vepra e Driton Hajredinit. Foto: KALLXO.com.

‘Dialog në errësirë’ - ekspozita e Driton Hajredinit udhëton në Gjermani

Krijuesi Driton Hajredini do të hapë ekspozitën e tij, “Dialog në errësirë” në Gjermani.

Ekspozita do të hapet më 19 shkurt 2024 në ora 19:00 në “Campus Halle” në Wuppertal (Vupertal).

Ekspozita është kuruar nga Raimund Stecker dhe përfshinë 20 krijime në: pikturë, video, fotografi e instalacione. Pjesë dërmuese e këtyre veprave ishin pjesë e ekspozitës personale të Hajredinit të hapur më 2022 në Galerinë Kombëtare të Kosovës.

Krijimet e Hajredinit janë të lidhur ngushtë me përvojat personale të tij. Duke jetuara mes Kosovës dhe Gjermanisë në fillim si refugjat ai, u ndesh me shumë vështirësi të cilat u më pastaj i pasqyroi përmes veprave artistike.

Në një bisedë për Kallxo.com, Hajredini ka thënë se në nga problemet që e shqetëson shoqërinë kosovare është rruga e ngadaltë e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.

“Perspektiva e zbehtë evropiane, deri në 2024 edhe mungesa e liberalizimit të vizave dhe izolimi i vendit që po krijonte probleme për shtresa të ndryshme”- ka thënë ai. Andaj, ai për vite, është  në kërkim të gjetjes së fajit për këtë fat të keq të kosovarëve, e që nuk e kishte të lehët. E këtë ai më së miri e paraqet përmes video-instalacioneve “Mekati I”, realizuar më se 18 vjet më parë dhe “Mëkati II”.

“Që nga atëherë e deri më sot ne jemi zhvilluar, kemi shpallur pavarësinë, por nuk ka ndryshime sa i përket pyetjeve që i kisha ngritur atëherë, për integrimi evropian, deri dje mungesën liberalizmit të vizave, sa që për më se 18 ende na mundon dilema se a është mëkat që kam lindur si shqiptar në Kosovës. “-thotë Hajredini.

Driton Hajredini. Foto: KALLXO.com.

Në videot e tij Driton Hajredini trajton raportin qendër – margjinë në botën e sotme artistike, shkruan kritiku, Shkëlzen Maliqi.

“Ai futet në qoshkun për rrëfime me kamerën e fshehtë duke dialoguar me priftin i cili edhe vetë është i befasuar dhe hutuar, me pyetjen që ai i shtron nëse janë apo jo mëkate të qenit artist, shqiptar, mysliman dhe me dokumente të Kosovës”- shkruan Maliqi.

Video “Mëkati” i Driton Hajredinit, sipas tij, ndjek po ato rrugë të demaskimit të paragjykimeve të botës së pasur perëndimore ndaj të huajve.

Hajrednin ka studiuar për pikturë dhe arte vizuele në Kosovës e Gjermani. Është prezantuar në shumë ekspozita kolektive e personale. Në 2023 mori Çmimin  “Muslim Mulliqi“ që ndahet në kuadër të Ekspozitës Ndërkombëtare Çmimi “Muslim Mulliqi”.

Pamje nga vepra e Driton Hajredinit. Foto: KALLXO.com.
Pamje nga vepra e Driton Hajredinit. Foto: KALLXO.com.