Foto: Facebook/Petrit Halilaj
Ekspozita ‘Runik’, rrëfimi artistik i Petrit Halilajt në Meksikë
Ekspozita “Runik” e Petrit Halilajt vazhdon të jetë e hapur në Muzeun “Tamayo” në Mexico City në Meksikë.
Kjo ekspozitë që është hapur më 23 nëntor 2023 dhe do të qëndrojë e hapur në Muzeun “Tamayo” 7 prill 2024, është e para ekspozitë personale e Halilajt në Amerikën Latine.
Ekspozita ‘Runik” ka mbushur hapësirat e Muzeut “Tamayo” me skulptura e vizatime të zogjve, lule e relikte tjera të vendlindjes, që janë një tregues i lidhjes së ngushtë të Halilajt me vendlindjen.
Sikurse prezantimet e mëhershme edhe kjo ekspozitë përcjell mesazhe paqeje, përvojën e luftës dhe krijimin e një realiteti të ri- lirisë.
Përmes një video – mesazhi të Muzeun “Tamayo”, Halilaj shpjegon për audiencën amerikano latine lidhjet e artit të tij me vendlindjen, nënën e tij, familjen, shtëpinë e djegur gjatë luftës dhe gjithçka që mbeti nga rrënojat e saj. Por, ai ka shpjeguar edhe mundësitë që jep arti për të tejkaluar barrierat e ndryshme që ekzistojnë mes kombeve dhe shteteve të ndryshme.
“Përmes kësaj ekspozite do të mund të bisedojmë për lidhje që kam me vendlindjen, sfidat e mërgimin, ndërtimi i një jetë me të mirë, pasqyrimi i tyre përmes veprave të ndryshme të artit, por edhe rindërtimi i gjërat të humbura e lidhja me të kaluarën”- shpjegon Halilaj, ndër të tjerash në video- meazhin e tij.
Ekspozita “Runik’ është kuruar nga José Esparza Chong Cuy.
Krijimtaria e Petrit Halilajt (1986) nga Skenderaj, por që jeton në Berlin (Gjermani) është e lidhur ngusht me vendlindjen. Kjo krijimtari që përcjell mesazhe paqeje është prezantuar në shumë galeri e muze të njohura evropiane. Halilaj përfaqësojë Kosovën në Bienalen Ndërkombëtare të Venecias më 2013.