Lajm i Fundit, Coronavirus

Nëntë raste pozitive me COVID-19, asnjë i vdekur

Nëntë persona kanë rezultuar pozitiv me Coronavirus nga 1 mijë 694 mostrave të marra në terren, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. IKShPK ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shëruar 14 persona.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike gjithashtu ka treguar se 7 mijë 341 persona janë vaksinuar kundër COVID-19 brenda 24 orëve. Në total numri i të vaksinuarve ka arritur në 125 mijë e 882 persona.

Tutje, 16 mijë 821 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës.

Aktualisht në Kosovë janë 179 raste aktive me COVID-19.

Deri më tani në Kosovë janë infektuar 107 mijë 629 qytetarë, prej tyre 2 mijë 250 prej tyre kanë vdekur ndërsa 105 mijë 200 qytetarë të tjerë janë shëruar.