Në një bankë në Fushë Kosovë u deponuan mbi 700 monedha metalike 2 euroshe të falsifikuara
16.2.2024 - 10:22
Një rast i falsifikimit të parasë është raportuar në Fushë Kosovë.
Policia ka njoftuar se menaxherja e një banke ka raportuar se janë deponuar rreth 732 monedha metalike prej 2 euro, në vlerë rreth 1464 euro.
Monedhat dyshohet se janë të falsifikuara.
Policia bën të ditur rasti ka ndodhur në rrugën “Nena Terezë”, më 15.02.2024.
Sipas njoftimit të Policisë paratë e dyshuara janë konfiskuar, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.