Foto: Ilustrim

Në gjendje të dehur sulmoi fizikisht policët, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës njofton se është arrestuar një person pasi dyshohet se në gjendje të dehur, në një lokal ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë.

Sipas Policisë, policët kanë shkuar pasi kanë pranuar informatën se është duke ndodhur një rrahje mes disa personave.

“I dyshuari pasi është arrestuar dhe dërguar në stacion ka vazhduar me sjellje agresive duke sulmuar fizikisht edhe një zyrtar policor të cilit i ka shkaktuar lëndime dhe kanosur me vrasje”, thuhet më tutje.

Policia njofton se zyrtarit policor i është ofruar tretman mjekësor.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur në Pejë.