Në Fushë Kosovë e Prizren, dy toka me grurë përfshihen nga zjarri

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të zjarrvënieve.

Sipas policisë, në fshatin Bardh i Vogël, në Fushë Kosovë më 11 korrik një person ka raportuar se i janë përfshirë nga zjarri rreth 60 ari të mbjellura me grurë.

“Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë.

Po ashtu në fshatin Poslishtë, të Komunës së Prizrenit më 12 korrik një person ka raportuar se janë përfshirë nga zjarri rreth 20 ari tokë të mbjellura me grurë në pronë të tij.

“Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.