Ndryshon harta, njëmbëdhjetë komuna në zonën e kuqe

Ministria e Shëndetësisë ka ndryshuar hartën e komunave në lidhje me lirinë e lëvizjes.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në zonën e kuqe janë komunat: Prishtina, Zveçani, Zubin Potoku, Fushë Kosova, Obiliqi, Mitrovica e Jugut, Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Lipjani, Drenasi dhe Podujeva.

Në zonën e verdhë janë komunat: Kamenica, Kllokoti, Gjakova, Vitia, Gjilani, Peja, Vushtrria, Ferizaj, Shtërpca, Istogu dhe Ranilluga.

Në zonën e gjelbër janë komunat: Graçanica, Klina, Hani i Elezit, Shtimja, Suhareka, Skenderaj, Malisheva, Parteshi, Rahoveci, Prizreni, Deçani, Novobërda, Kaçaniku, Juniku, Dragashi dhe Mamusha.