Ndalohet një shtetas i Maqedonisë së Veriut për kalim ilegal të kufirit

Policia Kufitare e Kosovës ka ndaluar dje rreth orës 15:30 një qytetar të Maqedonisë së Veriut, pasi që i njëjti është hasur duke kaluar kufirin ilegalisht.

Gjatë kontrollit të tij janë gjetur dhe konfiskuar gjësende të ndryshme në vlerë rreth 100 euro.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

Rasti po trajtohet si kalim i paautorizuar i kufirit.